Pas dekretimit të datës së zgjedhjeve të pjesshme lokale në 6 mars nga presidenti Ilir Meta, të gjitha palët politike janë vënë në lëvizje.
Kryedemokrati Lulzim Basha është duke u konsultuar me deputetët dhe krerët lokal të PD-së për emrat që do të përfaqësojnë siglën zyrtare në zgjedhjet e 6 marsit.
Gara duket të jetë më e fortë në Bashkinë e Durrësit, ku pritet që edhe krahu i Berishës të propozojë emrin e tij.
Ndërkohë që nga PS ka disa emra në qarkullim, ku më favorite është Emirjana Sako, duket se demokratët do të shkojnë drejt emrit të nënkryetarit të PD-së lokale, Luan Hoti. Ky i fundit ka është mbështetjen e degës lokale të partisë.
Hoti vjen nga komunat e Durrësit, të cilat vazhdimisht në zgjedhje kanë votuar të djathtën, ndërsa ai vetë ka drejtuar degët e PD-së në disa lagje të qytetit.
Nëse do të ketë konsensus mes demokratëve të Berishës dhe PD-së zyrtare, ai do të bëhet mbi emrin e Hotit pasi siç bëjnë me dije burimet, Basha nuk ka ndërmend të tërhiqet nga ky emër.








































