Nuk keni nevojë për ndërhyrje estetike, Ylli Merja zbulon sekretin: Ja si mund të ngadalësohet plakja falë këtyre 6 ushqimeve

0
222

Plakja është një proces normal dhe i detyrueshëm që prek çdo qelizë të gjallë. Çdo njeri hyn në këtë proces që në moshën 20 vjeçare, ecuria e saj është e ndryshme nga një individ në tjetrin dhe varet nga mënyra e jetesës dhe trashëgimia. Gjatë rritjes, numri i qelizave që lindin është më i madh se i atyre që vdesin, ndërsa gjatë procesit të plakjes ndodh e kundërta. Një tjetër faktor që ndikon plakjen është dhe sekretimi i hormoneve, i cili me kalimin e moshës ka tendencë te bjerë. Shenjat e plakjes mund të shihen qartë. Ato përfshijnë elementë të tillë si; rënia e flokëve, formimi i qeseve të syve dhe plakja e lëkurës.

Mjeku popullorë, Ylli Merja ka zbuluar se si të ngadalësojmë proçesin e plakjes:

Si plakje do të ndodhi, si proces fizologjik eshte i panderprese. Organizmi i njeiut ka menyre mahnites anen e rigjinerimit te vetvetes. Te gjitha pjeset e trupit, floket, qerpikat, vetullat, qelizat nervore të të parit, lëkura e jashtme deri te kockat.

Nga organi varet edhe kohëzgjatja. Psh: kocka do deri në 10 vite. Në një second në trupin e njeriut mund të regjenerohen rreth 25 milion qeliza qe janë si fotokopje te atij zinxhiri gjenetik që kemi trasheguar.

Ndikim në plakje nuk ka vetëm lodhja fizike, ankthi dhe stresi. Por janë dhe faktorë të tjerë si: ajri, uji, zhurmat, ushqimet e deri te lëvizja. Jeta është një lëvizje.

Aktiviteti fizik 3-4 herë në javë: është një frenues i orës së plakjes. Mban gjithë trupin në mënyrë dinamike dhe nuk lejon viruset e jashtme të ngjiten te zinxhiri gjenetik.

Shenja e para të plakjes, kur kolagjeni fillon rënien fillojnë pas moshës 30-32 vjeç. Por është në miniatur dhe ora e plakjes më pas varet nga regjimi i gjithësecilit.

Molla e egër: Jo vetëm që frenon plakjen e organizmit, por kryen shumë funksione të tjera. Ndikon në shëndoshjen e trurit. Ka omega 3 dhe omega 6. ka kompleksiteitn e vitaminave, B2, B3, B6. E para është plakja nervore. Po i shpëtove plakjes nervore, plakja fizike është shumë më e ngadaltë.

Tartufi: Kërpudhë e cila rritet në rrënjët e pemëve ku merr kripëra minerale. Përdoret në makarona, e konservon në vaj ulliri ose mjalt.

Tribolis: Bimë e cila rregullon anën funksionale hormonale të njeriut. Gjithë esenca është në qumështin që nxjerr bima kur këputet. Rrit nivelin e testoteronit dhe mban aktive gjithë gjënderat hormonale, me sekrecion të brendshëm, mëlçia, shpretka, pankreasi, tiroidet. Konsumohet një lugë gjelle në darkë.

Molla e artë: Një frut shumë i vogël, por më shumë kripra mineral edhe antioksidantë. Këto të fundit frenojnë orën e plakjes. Kapin radikalet e lira dhe i largojnë nga organizmi.

Vaji i lirit me mjalt: Vonojnq procesin e thinjave. Melanina që ndodhet në flokë dhe lëkurë mbahet në gjendje konstante me mjalt dhe vaj liri.

Frutat e pyllit: Antioksidantët më të fuqishëm. Vitaminën C, vitaminë E të cilat janë parësore në frenimin e orës së plakjes dhe e mbajnë organizmin të rinuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here