Arbana Osmani, Lori dhe Sara Hoxha i kërkojnë Bora Zemanit të jetë pjesë e finales së ‘Big Brother VIP’? Del informacioni surprizë nga ‘Top Channel’, ja me çfarë pritet të përballet Donaldi

0
341

Reality-show më i ndjekur në trojet shqiptare, “Big Brother”, u rikthye në ekranet televizive më 5 tetor të vitit që lamë pas. Por, tani në një format më ndryshe, me fytyra publike e të njohur për stilin e tyre.

Pas katër vitesh pauzë, ky program tejkaloi çdo pritshmëri, si në shikueshmëri e tema kryesore të mediave rozë e madje duke u bërë edhe temë e diskutimeve të shoqërisë sonë.

Ndryshe nga sezonet e kaluara që mbaronin në ditën e 100-të, tani në shtëpi banorët janë në ditën e 106-të dhe finalja e madhe do të mbahet më 18 shkurt, pra edhe një muaj nga data e sotme.

Ngjarja më e përfolur e këtij formati ishte takimi i moderatores, Bora Zemani me ish të dashurin, aktorin, Donald Veshaj, takim i cili përfundoi me puthje të dyshes kështu duke u rikthyer në dyshen më të përfolur. Por, vetëm pak javë pas takimit ai konfirmoi lidhjen me këngëtaren kosovare, Beatrix Ramosaj, kështu duke u kthyer sërish në temë kryesore të mediave, me trekëndëshin e krijuar (Bora-Donald-Beatrix).

Sipas burimeve të “Pamfletit” në ‘TopChannel’, një ide lidhur me Bora Zemanin që të jetë prezente në natën finale është hedhur në tavolinë e diskutimeve mes Arbana Osmanit, Lorit dhe Sara Hoxhës.

Po përflitet është edhe hyrja e Borës në një përballje me Donaldin dhe Beatrix.

Flitet gjithashtu se një ide e tillë është konfirmuar edhe nga vetë Bora por dhënia e këtij lajmi publikisht ende nuk është bërë nga ‘Top Channel’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here