“Unë e di kush e provokon Ilirin”/ A do bashkëpunoni me Berishën pas mandatit si president? Meta tregon planet e tij pas 24 Korrikut dhe befason me deklaratën: 30, 50 vite këtu do më keni! Do kisha dashur që me 25 prill të…

0
17

Presidenti i vendit, Ilir Meta, ka dalë ditën e sotme në një konferencë për mediat për të folur për situatën aktuale dhe politike në vend.

Meta iu përgjigj edhe interesit të gazetarëve, ku u pyet nëse pas përfundimit të mandatit të Presidnetit do të bashkëpunonte me Sali Berishën.

Keni ditët e fundit në mandatin si President, a do bashkëpunoni me Berishën?

Meta: Kjo është pyetje pa asnjë sens. Që pas 25 prillit unë misionin tim si president e quaj të përfunduar por detyrën e bëj deri në fund deri me 24 korrik sepse respekto institucioni.

Do kisha dashur që me 25 prill të kisha marrë drejtim tjetër por duhet të tregoj respekt për shtetin.

Historitë e incineratorëve i kemi nxjerrë që në mars, nuk janë pak, janë paratë tuaja dhe e dini se çfarë ndodhi dhe sa shumë analistë paguhen për të shkatërruar demokracinë.

Unë bëra gjithcka që të mos kapej shteti por tani është shumë e qartë që do bëj cdo gjë deri me 24 korrik dhe më pas në cdo detyre tjetër që do ta gjykoj të arsyeshme.

0 çështje për presidentin në GjK dhe kudo, ata që duan të spostojnë vëmendjen nga gjërat e tjera, jo!
Ilir Meta nuk ka ndërmend qe për karrigen të therrasë popullin ama për votën e lirë pod he për të zbardhur deri në fund këto afera kriminale.

Se këto brenda selisë janë të stisura. 30, 50 vitet e ardhshme këtu do me keni. Do më keni në krye të përpjekjeve për të kthyer dinjitetin e shqiptarëve, përtej dallimeve ideologjike. Këto blindet e këta me maska unë I kam cuar? Ç’më duhet mua ti mbroj? Unë dal dhe pa mbrojtje fare.

Unë e di kush e provokon presidentin dhe ja ku e ka lënë opozitën, vuajnë të gjithë qytëtarët.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj