Priten zgjedhje/ Zbardhet letra që Presidenti Meta i dërgon Ilirjan Celibashit. Ja informacioni që kërkon (DOKUMENTI)

0
20

Presidenti i Republikës Ilir Meta tha sot se i është drejtuar me një shkresë zyrtare Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në lidhje me zgjedhjet e pjesshme vendore në disa bashki, të cilat janë pa kryetar. Në shkresë, Kreu i Shtetit i ka kërkuar informacion Komisionerit në lidhje me disa pyetje.

Kush janë saktësisht ato Njësi të Qeverisjes Vendore, në të cilat përtgjatë kësaj periudhe 30 qershor – Janar 2022 sipas informacioneve dhe vlerësimit tuaj Kryetarëve të Bashkive u ka përfunduar mandati në mënyrë të parakohshme.

Cili është shkaku ligjor dhe akti përmes të cilit është realizuar përfundimi i parakohshëm i mandatit dhe për plotësimin e të cilave është e nevojshme organizimi i zgjedhjeve të pjesshme për kryetarin e bashkisë, në përputhje me Kodin Zgjedhor të Republikës?

Presidenti po ashtu thotë se “ky informacion duhet të jetë i saktë dhe i plotë dhe me të dhënat e nevojshme si dhe të përcillet sa më shpejt”.

Priten zgjedhje/ Zbardhet letra që Presidenti Meta i dërgon Ilirjan
Priten zgjedhje/ Zbardhet letra që Presidenti Meta i dërgon Ilirjan

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj