Google search engine
Home Politike Për më shumë se 60 minuta Berisha vijon marrjen në pyetje, shkon...

Për më shumë se 60 minuta Berisha vijon marrjen në pyetje, shkon në Prokurori edhe Flamur Noka, zbardhet çfarë pritet

0
247

Ka mbërritur në prokurorinë e Tiranës deputeti Flamur Noka, i cili do të merret në pyetje në cilësinë e personit që ka dijeni për protestën e 8 Janarit.

Ndërkohë që për më shumë se 60 minuta vijon marrja në pyetje e Berishës nga vetë drejtuesja e prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj.

Noka ka qenë i vetëm në momentin kur është futur në ambientet e prokurisë, ndërkohë që nuk ka harruar simbolin e dy gishtave.

Në protestën e 8 Janarit, e cila u mbajt në oborrin e selisë së Partisë Demokratike, nuk munguan aktet e dhunës nga protestuesit, ndërkohë që nga mbështetësit e Bashës u hodhë një sasi e madhe e lëndëve tymuese.

Ditën e djeshme gjykata la të lirë të gjithë personat e arrestuar ditën e protestës, me pretendimin se ndaj tyre nuk kishte prova të mjaftueshme për ngritjen e akuzave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here