A janë më bashkë? Sarah tregon çfarë po ndodh mes tyre jashtë shtëpisë së ‘Big Brother VIP’

0
183

Sarah Berisha dhe Dj PM janë një nga çiftet e krijuara brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Lidhja e tyre pati ulje dhe ngritje, e si pasojë disa prej banorëve por edhe publiku nuk besonte se ata do të qëndronin gjatë bashkë.

E tani që të dy janë jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri, fansat e tyre janë shumë kuriozë që të dinë se si po shkon marrëdhënia e tyre.

Mirëpo vazhdimisht Sarah ka treguar përmes postimeve në rrjetet sociale, si ata e kalojnë një pjesë të madhe të kohës sëbashku. Kështu edhe një ditë më parë Sarah ka publikuar në Instagram një imazh ku shfaqej vetëm Dj Pm.

 “Me këtë Dj e Big Brother VIP”, ka shkruar blogerja krahas videos, duke etiketuar edhe Pajtimin, i cili më pas e ka ripostuar në “Instastory”-n e tij.

A janë më bashkë? Sarah tregon çfarë po ndodh mes

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here