Google search engine
Home Politike “Ulërinin, donin vdekjen e vajzave dhe grave!”/ Drejtuesja e zyrës juridike në...

“Ulërinin, donin vdekjen e vajzave dhe grave!”/ Drejtuesja e zyrës juridike në PD tregon momentet e tmerrit gjatë protestës së 8 Janarit: Në jetën time nuk jam ndjerë kurrë kaq e frikësuar

0
252

Drejtuesja e zyrës juridike në Partinë Demokratike, Marinela Ziu, ka treguar përmes një video-mesazhi rrënojat e zyrës së saj si dhe përjetimet personale të momentit kur selia e PD-së u sulmua nga mbështetësit e ish-kryeministrit Berisha.

Ziu u shpreh se kurrë në jetën e saj nuk është ndjerë më e kërcënuar se në 8 janar nga njerëz që ulërinin duke kërkuar vdekjen e atyre që ndodheshin në seli.

Ajo theksoi gjithashtu se kjo datë shënon distancimin përfundimtar të Partisë Demokratike nga dhuna.

“Unë quhem Marinela Ziu, prej 9-vjetësh drejtoj zyrën juridike në departamentin anti-korrupsion në Partinë Demokratike. Mesditën e 8 janarit nuk kam për ta harruar kurrë atë urrejtje të një grupi njerëzish, që silleshin si bandë kriminale, që nuk ka asnjë lidhje me demiokratët dhe që ulërinin duke kërkuar vdekjen e vajzave, grave, djemve dhe burrave që ishin në krye të detyrës në selinë e partisë.

Në jetë nuk jam ndjerë kurrë e frikësuar, fatkeqësisht u ndjeva ashtu në selinë e shtëpisë tonë të të përbashkët. 8 janari shënon distancimin total të Partisë Demokratike nga dhuna, si një mjet politik brenda vetes edhe me kundërshtarin sepse forca jonë është fjala, forca jonë janë idetë”, tha Ziu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here