“Po të ishte vonuar policia edhe 10 minuta do të kishte të vrarë në selinë e PD-së”, Hoxha nxjerr prapaskenat dhe plas ‘bombën’: Ambasada Amerikane komunikoi me…

0
163

Gazetari Poli Hoxha u shpreh mbrëmjen e djeshme se nëse policia do ishte vonuar edhe 10 minuta do kishte të vrarë në PD.

Ai tha se ka pasur një sjellje malinje dhe kriminale të Policisë së Shtetit dhe se para se të vinin forcat speciale Ambasada Amerikane ka komunikuar me Kryeministrinë dhe Ministrinë.

“Po të shohësh deklaratat para datës 8 palët thanë që do mbrohemi me çdokush. Nëse policia do ishte vonuar edhe 10 minuta do kishte të vrarë. Ata i prisnin në krye të shkallëve. Ka pasur një sjellje malinje dhe kriminale të Policisë së Shtetit. Tre minuta para se të vinin forcat speciale Ambasada Amerikane ka komunikuar me Kryeministrinë dhe Ministrinë. Të dyja palët gati për tu kacafytur.”, tha Hoxha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here