Altin Basha dhe Bes Kallaku marrin vendimin që nuk pritej, largohen nga televizioni i njohur/ Çfarë po përgatisin?

0
207

Mësohet se emisioni i humorit “Kosherja” nuk do të jetë më pjesë e programacionit të televizionit të “ABC Neës”. Këtë lajm e kanë bërë të ditur burime për IconStyle.al.  Ende nuk dihet se në cilin televizion do të shkojnë.

Kujtojmë se autor i emisionit është Altin Basha me drejtues dhe protagonist kryesor Bes Kallakun.

Basha ndër të tjera ka bërë me dije se ky është një emision që do të sillte risi dhe në kuadrin e të bërit humor ndryshe nga ai që jemi mësuar të shikojmë deri më tani.

“Kosherja do të jetë një risi dhe do të ndryshojë traditën e krijuar për këto vite, them se ka shumë premisa që të sjellë ndryshime në të bërit humor nga ai që jemi mësuar të shikojmë gjatë kësaj dekade. Lehtësia më e madhe në këtë është eksperienca e gjatë në këtë zhanër, është njohja e artistëve, njohja e skemës, unë jam autori dhe producenti ekzekutiv i spektaklit dhe kjo më bën ta kem të lehtë që të ndërtojmë spektaklin. Moderatori nuk është ai që e ndërton spektaklin të ndërtosh një spektakël artistik është një punë e vështirë por fatmirësisht eksperienca më ka bërë që të ndiej deri më tani. Deri më tani vështirësia e vetme është që bëhet përzgjedhja e artistëve të rinj, pasi në të vërtetë ka shumë dhe tek Portokallia nuk  kanë pasur një hapësirë të tillë.”,- u shpreh Basha në “ABC Neës” për emisionin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here