Google search engine
Home Politike “Mjerim, ke kohë që nuk je më lajm!”, PD i përgjigjet ‘flakë...

“Mjerim, ke kohë që nuk je më lajm!”, PD i përgjigjet ‘flakë për flakë’ Edi Ramës: Demokratët do t’i zgjidhin vetë hallet e tyre, pavarësisht hunjve, zjarrit që u hedh ti!

0
264

Pas komunikimit të kryeministrit Edi Rama me demokratët, ka ardhur reagimi i revoltuar i deputetes së PD-së, Flutura Açka. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Açka shkruan se Rama ka kohë që nuk është më lajm dhe se kërkon të bëhet lajm me demokratët. Sipas saj, shqiptarët e dinë mirë faturën dhe emrin e tij

Ajo shkruan se demokratët do t’i zgjidhin vetë hallet e tyre, pavarësisht hunjve, zjarrit, cianurit që u hedh Rama me mënyrat e tij tinëzare.

“Mjerim, ke kohë që nuk je më lajm dhe kërkon të bëhesh lajm me demokratët

Po i përgjigjesh pyetjeve të përgatitura nga zyra e Gebellsit tënd në emër të demokratëve

Shqetësimi i sotëm i shqiptarëve nuk është “dhëmbi i prishur” i demokratëve, por sarkoma e qeverisjes tënde. Faturën me emrin tënd dhe qeverisë tënde e dinë mirë shqiptarët.

Demokratët do t’i zgjidhin vetë hallet e tyre, pavarësisht hunjve, zjarrit, cianurit (figurativë) që u hedh ti me të gjitha mënyrën e tua tinëzare.

Dhe sa për fjalime që po bën nga kali i shaluar, me fjalorin tënd vulgar permanent, dikush është mirë të ta thotë qartë:

Demokratëve nuk iu ha fare Edi për Edin, madje as shqiptarëve.

Sepse, ti rri i krekosur në pushtet me vota të grabitura si në asnjë demokraci të vërtetë në botë.

Meqë ra fjala, me patronazhistët kur do të bashkëbisedosh?”, shkruan Açka.

“Mjerim, ke kohë që nuk je më lajm!”, PD i

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here