Google search engine
Home Politike Protesta e dhunshme te selia e PD/ Vjen reagimi më i fundit...

Protesta e dhunshme te selia e PD/ Vjen reagimi më i fundit nga Policia e Shtetit

0
520

Ambientet në selinë e Partisë Demokratike tashmë janë kthyer në një skenë krimi, pas përfundimit të protestës të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Policia e Shtetit, përmes një njoftimi për media njofton se tashmë do të mblidhen të gjitha provat, në funksion të një hetimi për nxjerrjen para drejtësisë të autorëve të përfshirë në aktet e dhunës.

Deklarata e plotë:

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka filluar kryerja e veprimeve procedurale, në selinë e Partisë Demokratike, për këqyrjen e çdo ambienti ku u zhvillua ngjarja që degradoi në përdorimin e dhunës.

Duke filluar nga jashtë, deri në të gjitha ambientet e brendshme të selisë, do të bëhet këqyrja dhe do të mblidhet çdo provë e paligjshmërisë që karakterizoi ngjarjen e dhunshme.

Do të sekuestrohen në cilësinë e provës materiale të gjitha provat, në funksion të hetimit, si dhe do të kryhet me rigorozitet e paanësi të plotë ligjore, çdo veprim procedural i nevojshëm, me qëlllim zbardhjen e plotë të të gjithë dinamikës së kësaj ngjarjeje dhe identifikimin e autorëve të përfshirë ne akte dhune, për të garantuar nxjerrjen e tyre pa dallim, para drejtësisë.

Në vijim do të ketë njoftime të tjera lidhur me këtë situatë.

Policia e Shtetit mbetet e angazhuar për garantimin e rendit dhe të sigurisë publike dhe çdo akuze apo insinuatë me sfond politik ndaj saj është thjesht e papranueshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here