Google search engine
Home Politike LSI nxjerr informacionin e fundit, paralajmëron arrestime nga SPAK brenda socialistëve: Po...

LSI nxjerr informacionin e fundit, paralajmëron arrestime nga SPAK brenda socialistëve: Po ngushtohet laku, sot diskutohet në Kuvend mandati i deputetit të PS-së që i paguhej babai 10 mln lekë/muaj nga…

0
201

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari ka reaguar sërish për skandalin me inceneratorët, ndërsa thekson se SPAK po ecën në hetimet e tij.

Braimllari shkruan se kreu i PD-së Lulzim Basha po mbron ortakët e tij në këtë aferë, ndërsa LSI sipas tij ka dorëzuar para drejtësisë fakte të patjetërsueshme.

Ai shkruan se sot diskutohet në Kuvend mandati i Alqi Bllakos, deputetit që i paguhej babai 10 mln lekë/muaj nga incineratorët.

REAGIMI I BRAIMLLARIT

SPAK po ecën, po tregon shenja funksionimi. Në rrugën e shtruar nga denoncimi i LSI me fakte e me prova, por rëndësi ka që po shtyn përpara. Ndryshe nga kërcënimet fallso të Lulit, që me nismat e tij brenda dhe jashtë parlamentit kërkon të mbrojë ortakët e tij në aferën e inceneratorëve, denoncimet me emra dhe shkresa zyrtare me firmë dhe vulë që LSI ka dorëzuar para drejtësisë, janë fakte të patjetërsueshme që e ka pamundësuar shpëtimin nga drejtësia, të të gjithë grupit të strukturuar kriminal. Të kuptohemi, nuk ka ardhur ende koha për fleta lavdërimi. Sot diskutohet në Kuvend në ora 19:00 mandati i Alqit. E mbani mend Alqin??? Alqi pra që “kishte 0 lidhje” me vendimmarrjen e Inceneratoreve. Alqi që paguante babain 10 mln lekë/muaj. Vazhdon Edi, vazhdon…Po ngushtohet laku!!!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here