“Po pushton Hapësirën. Dhjetëra miliarda satelitë pritet të vendosen në…”/ Vjen reagimi i multimiliarderit Elon Musk

0
318

Pronari i kompanisë, SpaceX, Elon Musk ka hedhur poshtë pretendimet se projekti i tij satelitor për shërbime të internetit, Starlink, është duke zënë shumë vend në Hapësirë.

“Dhjetëra miliarda” satelitë mund të vendosen në orbita afër Tokës, ka thënë ai për të përditshmen, Financial Times.

Komentet e tij vijnë pas pretendimit të Josef Aschbacher, udhëheqësit të Agjencisë Evropiane të Hapësirës se Musk është duke “krijuar rregullat” për industrinë komerciale në Hapësirë.

Këtë javë Kina është ankuar se stacioni saj hapësinor është detyruar të shmangë përplasjet me satelitët e Starlink.

“Hapësira është jashtëzakonisht e madhe dhe satelitët janë shumë të vegjël”, ka thënë Musk gjatë një interviste.

Musk nuk e ka pranuar as sugjerimin se projekti i tij për shërbime të internetit në Hapësirë është duke penguar hyrjen e konkurrentëve në industrinë satelitore, duke thënë se ka vend për të gjithë.

“Nuk jemi në situatë që të bllokojmë të tjerët. Ne nuk po bllokojmë askënd dhe as nuk po pretendojmë të veprojmë ashtu”, ka thënë ai.

“Mijëra satelitë nuk janë asgjë. Janë sikurse disa mijëra makina në Tokë”, ka shtuar ai.

SpaceX ka lansuar rreth 1,900 satelitë në Hapësirë, në kuadër të projektit Starlink dhe planifikon të nisë edhe mijëra tjerë në të ardhmen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here