Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar probleme në rrugën e Arbrit. Ndërsa më shqetësuese situata paraqitet në Bypassin e Murrizit, aty ku ka rënie të shumta të gurëve, të cilët janë kthyer në rrezik për drejtuesit e automjeteve.
Për shkak të rënies së gurëve dhe rrëshqitjes së dherave, ky segment bëhet i vështirë për qarkullimin e automjeteve në një pjesë të konsiderueshme të tij. Autoritetet këshillojnë drejtuesit e mjeteve që të tregohen të kujdesshëm gjatë qarkullimit të në këtë segment dhe të ulin shpejtësinë.









































