Google search engine
Home Politike PD në ditët më të vështira, çon në SPAK disa përfaqësues të...

PD në ditët më të vështira, çon në SPAK disa përfaqësues të lëvizjes Berisha, mes tyre 3 deputetë (DOKUMENT)

0
330

PD kallëzon në SPAK 5 ish funksionarë për përdorimin e vulës dhe simboleve të PD

Partia Demokratike kallëzon në SPAK përfaqësues të lëvizjes Berisha për fallsifikimin e vulës së PD. Ata janë deputetët Belind Këlliçi, Edmond Spaho, Albana Vokshi, si dhe Ivi Kaso, Ervin Minarolli.

Bëhet fjalë për veprën penale të “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” i kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 190 paragrafi i 2 dhe 25 i Kodit Penal. Në kallëzim drejtuar SPAK-ut thuhet se këta janë persona që kane patur funksione në PD, kanë dijeni për rregullat e statutit, dhe e kanë kryer veprën penale të përdorimit të vulës dhe simboleve për të realizuar qëllimet e tyre, pavarësisht se ishin në dijeni të pasojave ligjore. PD e ka depozituar kalëlzimin në SPAK, pasi 3 nga të kallëzuarit janë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë.

PD në ditët më të vështira, çon në SPAK

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here