Ndërsa është duke u mbajtur mbledhje e Këshillit kombëtar të PD-së, kryedemokrati Basha është shprehur se nuk do të bëjë asnjë përjashtim nga partia.
Burime nga mbledhja bëjnë me dije se as nuk mban njerëz me forcë dhe se masat janë marrë nga kryesia e partisë, por nuk janë masa përjashtimi.
Ai shtoi se nuk del në bazë pasi nuk bën gara se kush mbush më shumë sallat, pasi kryetari i Partisë mbron interesat e gjithë partisë, dhe jo vetëm të tijat si Berisha.
Basha: Ka qene zotimi im i pare si kryetar i PD, qe s’do këtë kurrë përjashtim te propozuar nga unë. As unë e as ju nuk mbajmë njerëz me force. Ndaj dhe masat e marra mbrëmë nga kryesia dhe masat e propozuar sot, nuk janë masa përjashtimi por shkarkim nga funksionet për shkak te dhunimit flagrant te statutit me pasoja për PD. Është i pa precedent sulmi dhe presioni qe ju behet demokrateve. Ka presion dhe kërcenim nga ish zyrtare te larte apo zyrtare qe kërcënojnë anëtarë te këshillit kombëtar për te qene pjese e mbledhjes. Është e pa pranueshme te mbyllim sytë.
Unë e refuzoi ketë dhe ta refuzoje çdokush prej nesh. Për një arsye te vetme. E kam gjykuar se përgjegjësia e kryetarit te PD është te ngrihet mbi interesat e tij dhe te përfaqësoje te teren jo gjysmat. Te zbres ne baze për te vere çfarë? Kush bën karvanin me te gjate te makinave, kush mbush sallat me ketë. Çfarë arrijmë? Te vendosim ne presion demokratet, a je këtej a je andej. Ju si do ndiheshit ne qofte se do nuk merrnim ne telefon nga selia te mbushnim sallat se vjen kryetari i PD për ti bere karshillik një njeriu qe është ne beteje për interesa personale.










































