Google search engine
Home Aktualitet Ndalohet qarkullimi i mjeteve në rrugën e Arbrit

Ndalohet qarkullimi i mjeteve në rrugën e Arbrit

0
203

Sapo është bërë me dije se qarkullimi në rrugën e Arbrit është ndaluar. Kjo ka ndodhur për shkak të reshjeve të dendura të dëborës, ndërsa aksi po pastrohet nga borëpastrueset. Ndërkohë, Policia Rrugore bën apel që asnjë drejtues mjeti të mos qarkullojë pa zinxhirë apo goma dimërore në rrugën e Arbrit, e cila u hap më 29 nëntor.

NJOFTIMI

Për shkak të reshjeve të dëborës në Rrugën e Arbrit, në Bypass, qarkullimi i automjeteve është ndaluar përkohësisht pasi i gjithë aksi po pastrohet nga borëpastueset.

Shërbimet e Policisë Rrugore ndodhen në të dyja kahet e lëvizjes dhe nuk do të lejojnë asnjë drejtues mjeti të qarkullojë pa vendosur goma dimërore zinxhirë dhe deri sa rruga të pastrohet plotësisht nga kontraktorët.
Policia e Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit, si dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme në këtë aks.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here