Një foto që ka publikuar Semi Jaupaj në profilin e saj në Instagram, ka shqetësuar pafund fanbsat e Bora Zemanit. Kjo pasi është parë dora e Bora Zemanit në spital teksa ka pasur të ngjitur në krah aparaturën e marrjes së serumit.
“Në të mirë e në të keq, gjithmonë bashkë,”- shkruan Semi në foton që ka postuar në Instastory.
Ndërkohë në spital ka shkuar dhe Olsa Muhameti, autorja e programit “Përputhen”, të cilin e moderon Bora Zemani.
Përmes një videoje, Olsa ka treguar se Bora është mirë dhe se do i rikthehet programit.









































