Partia Demokratike në mbledhjen e sotme të kryesisë ka propozuar shkarkimin e Edi Palokës nga posti i Kryetarit të Këshillit Kombëtar.
Burime për mediat bëjnë me dije se Kryesia e mbledhur në selinë blu ka propozuar shkarkimin e tij, vendim i cili pritet të merret ditën e nesërme në mbledhjen e Këshillit Kombëtar.
Kujtojmë se më herët Edi Paloka refuzoi mbledhjen e Këshillit Kombëtar pas thirrjes nga Kryesia, pasi u shpreh se Basha s’ka tagër ta bëjë diçka të tillë, duke iu referuar “shkarkimit” të kryedemokratit nga Kuvendi Kombëtar i mbledhur sot në “Air Albania”.
Po ashtu mësohet se Kryesia ka vendosur se do të votohet edhe shkarkimi i anëtarëve të Kryesisë që morën pjesë në Kuvendin e 11 Dhjetorit dhe do të kërkojë zëvendësimin e tyre.








































