Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka, përmes një postimi në rrjetet sociale ka dalë kundër kërkesës së Kryesisë për mbledhjen e Këshillit ditën e nesërme.
Paloka thekson se Kryesia nuk ka asnjë tagër për të mbledhur Këshillin, pasi u shkarkua në Kuvendin Kombëtar të mbajtur sot në “Air Albania”. Ai u bën thirrje anëtarëve të Këshillit Kombëtar që të bashkohen me PD-në e rithemeluar dhe të mos bëhen pjesë e lojës së atyre që për karrige janë gati të shkelmojnë interesat e PD-së.
“Sot Kuvendi i PD , per here te pare u mblodh me kerkese te delegateve te tij dhe mori vendime historike , te rendesishme ne baze te te cileve qendron rithemelimi i PD
Ne Kuvendin e demokrateve te lire, sot moren pjese nje numer jo i vogel prej antareve te Keshillit Kombetar. Une ju bej thirrje dhe pjeses tjeter te antareve, ti bashkohen PD te rithemeluar sot me vullnetin e shumices perfaqesuese te demokrateve e te mos behen pjese e lojes te atyre qe per karrige jane gati te shkelmojne interesat e demokrateve , per me teper , nga sot, pa asnje tager per te mbledhur Keshillin Kombetar .
Keshilli Kombetar, pas Kuvendit Kombetar eshte organi me i larte i PD dhe antaret e tij duhet te perfaqesojne vullnetin dhe interesat e demokrateve , vullnet qe u shpreh qartazi sot ne Kuvendin per rithemelimin e PD”, shkruan Paloka.










































