Google search engine
Home Politike “Ka indicie për shkelje të ligjit”/ Lulzim Basha paralajmëron lëvizjen e rëndësishme...

“Ka indicie për shkelje të ligjit”/ Lulzim Basha paralajmëron lëvizjen e rëndësishme kundër Berishës dhe mbështetësve të tij që bojkotuan mbledhjen e Kryesisë

0
278

Pasditen e së shtunës ka nisur mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike. Kryedemokrati Basha është shprehur në mbledhje se ata që nuk kanë ardhur, ndihen të vetëshkarkuar.

“Te pranishem 25, kemi kuorum. Presim zotin Gjana se po vjen, te tjeret nuk kane ardhur se ndihen te veteshkarkuar. Tubimi i sotëm pas shpalljes non grata të zotit Berisha. Ka indicie për shkelje të ligjit, falsifikim i vulës, logos”- tha Basha.

Kujtojmë se gjatë kësaj mbledhjeje është njoftuar se janë shkarkuar 11 kryetarë të degëve. Të shkarkuar janë, pra, kryetarët e degëve: Tropojë, Shijak, Fushë-Krujë, Tirana 1, Tirana 3, Tirana 9, Paskuqan, Devoll, Kolonjë, Vlorë dhe Gjirokastër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here