Google search engine
Home Politike Ishte shkak ‘sherri’ me Bashën, Berisha i ndryshon PD-së edhe vulën (FOTO)

Ishte shkak ‘sherri’ me Bashën, Berisha i ndryshon PD-së edhe vulën (FOTO)

0
278

Në Kuvendin e mbajtur ditën e sotme në “Air Albania” nga Sali Berisha dhe mbështetësit e tij janë marrë një sërë vendimesh.

Mes tyre, me propozimin e një grupi anëtarësh dhe me mbështetjen e të paktën 15 për qind të delegatëve, Kuvendi vendosi ndër të tjera që vula e PD dhe simboli i saj të kthehet tek forma origjinale që ka pasur kur u themelua partia.

Mediat kanë siguruar një foto në të cilën, duket se si është vula e re e partisë, sipas vendimeve që u morën në Kuvendin e sotëm.

Ishte shkak 'sherri' me Bashën, Berisha i ndryshon PD-së

Kujtojmë se po ashtu në Kuvendin e sotëm u miratua në parim statuti i Partisë Demokratike, u miratua nen për nen statuti i PD, u miratua neni për primarët, referendum, neni për fraksionet në PD, neni Basha-kryetari shkarkohet pas humbjes dhe delegatët votuan 67 nenet e satutit të ri.

Po ashtu  gjatë ditës së sotme, delegatët e Kuvendit të thirrur nga Berisha në “Air Albania” kanë vendosur shkarkimin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi si edhe të tre nënkryetarëve,  Grida Duma; Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj.

Shkarkimi i tyre u bë me argumentin se nuk ishin zgjedhur sipas statutit të partisë.

Ishte shkak 'sherri' me Bashën, Berisha i ndryshon PD-së
Ishte shkak 'sherri' me Bashën, Berisha i ndryshon PD-së

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here