Personi në foto është biznesmeni Rakip Roli i njohur ndryshe si Pilot Rroli i cili u ekzekutua me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Laç.
Burime bëjnë me dije se është qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të një mjeti në lëvizje.
Mësohet se makina e viktimës ka ecur dhe për disa metra pas breshërisë së plumbave, dhe ka përplasur dy mjete të tjera.
Shërbimet e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën, por deri më tani nuk kanë rënë në gjurmët e autorit/autorëve.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 08:45, në Sanxhak, Kurbin. në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi P.Rr, i cili po udhëtonte me automjetin e tij.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, si dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit.
Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”.








































