Rrezikon përmbytjet duke filluar nga orët e vona të mbrëmjes së sotme e gjithë pjesa jugore e Shqipëisë.

Referuar të dhënave nga Meteoalb si edhe stacioneve europiane të Meterologjisë, pritet një rritje e ndjeshme e intensitetit të shirave menjëherë pas mesnatës së sotme në trekëndëshin mes Vlorës-Gjirokastrës dhe Përmetit. Reshjet do të kenë një intensitet të lartë duke bërë të bjerë më shumë se 300 mm shi në këtë rajon.
Rrezik për përmbytje paraqesin Vlora, Gjirokastra si edhe zonat pranë lumit Drinos.








































