Google search engine
Home Aktualitet SPAK kërkon burgim të PËRJETSHËM për 2 autorët e ‘masakrës së Lushnjës’...

SPAK kërkon burgim të PËRJETSHËM për 2 autorët e ‘masakrës së Lushnjës’ (EMRAT)

0
241

SPAK ka kërkuar burg përjetë për dy personat e akuzuar për masakrën  e Lushnjës në vitin 2017, Orges Bilbilin dhe Anterio Kaloshin.

Prokuroria e SPAK Dolorez Musabelli ka lexuar konkluzionet përfundimtare ndaj këtyre shtetasve duke kërkuar për to burg përjetë.

Ndërkohë vijon të jetë në kërkim për këtë ngjarje Laert Haxhiu. Prokuroria e Posaçme i akuzon të tre si pjesëmarrës në grup kriminal dhe autorë të disa vrasjeve me paramendim në zonën e Lushnjes dhe jo vetëm.

Orgest Bilbili dhe Laert Haxhiun janë akuzuar për vrasjen e Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit si dhe tentativën e vrasjes së Xhulio Shkurtit, nipit të Aldo Bares.

Veç akuzës së vrasjes në rrethana cilësuese të një ose më shumë personave, Bilbili akuzohet për “Kryerjen e veprave penale në kuadër të grupit kriminal”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here