Ndonëse ish-kryeministri Sali Berisha e ka mohuar njohjen me Enver Hoxhën dhe Nexhmije Hoxhën, fotot tregojnë të kundërtën. Ai ka qenë i afërt me familjen Hoxha aq sa i vizitonte në shtëpinë e pushimit në Drilon të Pogradecit, si dhe në rezidencën e diktatorit në zonën e ish- bllokut. Ai është shprehur se nuk i ka takuar dhe njohur personalisht çiftin Hoxha, por ka pasur marrëdhënie miqësore me djalin Sokol Hoxhën dhe bashkëshorten e tij Liljana Hoxhën.
Në foton e publikuar shihet Sali Berisha në hollin e shtëpisë së Enver Hoxhës, i cili shoqërohet nga gruaja e tij, Nexhmija. Pas Berishës, në mur qëndron e varur një pikturë e Nexhmije Hoxhës.









































