Stuhi e frikshme në Stamboll, 2 të vdekur dhe 9 të plagosur

0
210

Një stuhi e fuqishme ka përfshirë qytetin më të madh të Turqisë, Stambollin ditën e sotme, 29 nëntor duke vrarë 2 persona dhe duke plagosur të paktën 9 të tjerë.

Automjetet u dëmtuan, kamionët që udhëtonin në autostradë u përmbysën dhe një kullë sahati u shemb nga stuhia e fortë që frynte me 130 km në orë në disa pjesë të qytetit.

Bashkia e Stambollit tha se ekipet bashkiake morën 33 njoftime për thyerje të çatisë dhe 192 rënie të pemëve.

Qyteti anuloi të gjitha shërbimet e trageteve dhe drejtoi disa fluturime drejt qyteteve të tjera.

Motoçiklistët patën vështirësi nga era e fortë kur po kalonin nëpër urat mbi ngushticën e Bosforit.

Ngushtica midis Detit të Zi dhe Detit Marmara u mbyll për trafikun detar në të dy drejtimet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here