Banorët e Laprakës përplasen fizikisht me policinë

0
282

Ka pasur konfrontime fizike mes banorëve të Laprakës dhe efektivëve të policisë.

Banorët në Laprakë kanë tentuar që të bllokojnë rrugën si një shenjë e mosdakordësisë së tyre për shembjen e banesave. Kjo ka shkaktuar një përplasje me forcat e policisë që nuk e kanë lejuar që të bëhej e mundur bllokimi i rrugës. 

Marshimi i banorëve ka filluar nga Lapraka deri në sheshin Shqiponja, ndërsa policia sapo është njoftuar për këtë marshim kanë marrë masa për ta ndërprerë. Deri më tani nuk ka të shoqëruar, vetëm përplasje fizike mes protestuesve dhe policisë.

“Kërkesat tona janë të menjëhershme, janë gjithë këto kohë që nuk kemi asnjë përgjigje nga drejtuesit e vendit për gjendjen tonë”- tha njëri prej banorëve.

Protesta e tyre vazhdon që prej një muaji pasi banesat e banorëve janë projektuar për t’u shembur në mënyrë që t’i hapet rruga ndërtimit të unazës së re.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here