Para pak ditësh, një postim i Arbana Osmanit në Instagram, ngriti dyshime se për herë të parë 31 dhjetori nuk do të jetë i “Portokalli”, por i “Big Brother VIP”.
Por si qëndron e vërteta? Lidhur me këtë situatë, që ka kuriozuar ndjekësit, ka folur Fjoralba Ponari, moderatorja e “Portokalli”. E pyetur në një “mini-intervistë” virtuale në Instagram, Fjoralba shkroi:
“Me ç’na është komunikuar deri më tani… tradita do të vazhdojë!”
Megjithatë, është ende herët, dhe ende nuk ka një konfirmim se cilit prej spektakleve do t’i rezervohet nata e ndërrimit të viteve










































