Marrëdhënia mes Sarah Berishës dhe DJ PM duket se ka kaluar në një nivel tjetër brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP’. Një marrëdhënie me ulje e ngritje ku në një moment duken shumë të afërt e më pas tepër të largët.
Duket pas refuzimit për një darkë romantike që Pajtimi i bëri mbrëmjen e djeshme Sarah, ka ardhur edhe puthja e shumëpritur.
Pavarësisht se blogerja e njohur ka deklaruar herë pas here se nuk donte të lidhej me PM dhe ai deklaroi se ajo nuk ishte femra e duhur për të, tashmë situata është ndryshe.
PM ka deklaruar vazhdimisht se nuk ka marrë asnjë sinjal nga Sarah, por ishte kjo e fundit që e bëri hapin e parë dhe e puthi. Pas puthjes ajo e pyet se nëse nuk i pëlqeu dhe Pajtimi thotë se “ishte e papritur”.
Saraj i thotë nga ana tjetër se iu duk moment i përshtatshëm. Puthja e shumëpritur ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit dhe tashmë mbetet për t’u parë nëse në “Big Brother Vip” do të krijohet çifti i parë.












































