“Një shqiptar në përgjime”/ Flet vëllai i Paolo Borsellinos, prokurorit që hetoi “Il Capo dei Capi” e mafies Toto Riina

0
226

Totò Riina 4 vite më parë u varros ne fshatin e tij të lindjes, Corleone. Por me vdekjen e tij, u mbyll një epokë gjakatare e Mafias, jo se dhe ajo vdiq. Por si është sot Mafia dhe si ka ndryshuar ajo pas vdekjes së ‘u Curtu-s.

Kush ishte shqiptari që del në përgjimet e Riinës si pjesë e atyre që mbushën me eksploziv Fiatin 126 që shpërtheu ne Via D’Amelio dhe vrau Paolo Borsellinon? 

Salvatore Borsellino, vëllai i gjykatësit të famshëm Italian Paolo Borsellino, i cili sëbashku me Giovanni Falcone-n humbën jetën gjatë luftës kundër mafias, ka folur sot në një intervistë për “Zona Zero”.

Pjesë nga intervista

Corleone, Vicenzo Agostino, babai i një polici të vrarë, nuk ishte i bindur që vrasja e Falcone-s dhe Borsellino-s ishte bërë nga mafia, por nga jakat e bardha. Pasi sipas tij një fshatar si Riina nuk mund ta dinte me siguri sa lëndë shpërthyese duhej dhe kur do kalonte fiks makina e Borsellino-s?

Patjetër që po, mendoj se Falcone dhe Borsellino, janë vrarë nga anëtarë të caktuar të shtetit, dhe jo nga mafia. Mafia ka qenë dora e armatosur e shtetit, por ata që vendosën janë nga brenda shtetit. Kur u vra Borsellino, ka dëshmi të policëve që panë njerëz të veshur me xhaketë e kravata, se nuk mjaftonte të vrisnin Borsellino-n por të merrnin dhe axhendën e kuqe. Se do dilnin në dritë edhe negociatat që disa funksionarë të shtetit kishin bërë me mafian.

Një pjesë nga përgjimet e Riina-s në burg, dhe për masakrën e Via D’Ameglia, ai përmend Shqipërinë, për dikë që vjen nga Shqipëria. Flitet për një figurë të panjohur, dhe përgjimet tregojnë se mund të ketë qenë një shqiptar. Keni informacion?

Riina flet hapur për një shqiptar, por ato informacione janë të sekretuara dhe s’mund të dimë gjë me siguri. Por ajo për të cilën flet Pertucca, një tjetër i penduar, nuk flet për një shqiptar për atë të panjohurin tek garazhi. Por thotë se ishte një person për t’u siguruar që makina 126 të mbushej me lëndë shpërthyese. Atentati nuk duhej të dështonte, qoftë ai kundër Falcone-s, qoftë ai kundër Borsellino-s. Për fat të keq, ai përgjim është i sekretuar, prandaj nuk di të them më shumë se kaq. Di që kohëmatësit që u përdorën për shpërthimin vinin nga Jugosllavia. Nga Shqipëria nuk di më shumë se kaq.

A është normale që këto përgjime ende dhe sot të jenë të sekretuara?

Nuk është aspak normale që drejtësia është larguar dhe nga informacioni që largon vëmendjen nga vrasja e Borsellino-s.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here