“Nën efektet e anestezisë”/ Joe Biden shtrohet në spital, ja kush e merr drejtimin e përkohshëm të Shtëpisë së Bardhë

0
235

Zëvendës presidentja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris do të bëhet gruaja e parë të cilës do t’i delegohen përkohësisht kompetencat presidenciale, pasi presidenti Joe Biden do t’i nënshtrohet kontrollit të rregullt mjekësor.

Konkretisht, Biden do t’ia kalojë pushtetin e tij znj. Harris gjatë kohës që do të jetë nën efektet e anestezisë. Ekzaminimi mjekësor do të jetë i pari për Biden si president, në prag të 79-vjetorit të tij.

Përkohësisht, znj. Harris do të marrë kontrollin e ushtrisë amerikane dhe arsenalit të armëve bërthamore. 57-vjeçarja, është gruaja e parë me ngjyrë dhe prejardhje aziatike që është zgjedhur zëvendës presidente e Shteteve të Bashkuara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here