“Autorët e ndoqën dhe e qëlluan”/ Artan Hoxha publikon videon eskluzive, detaji që i shpëtoi jetën

    0
    171

    Mëngjesin e sotëm Laçi u trondit nga ekzekutimi i ish-policit Xhelal Reçi.

    60-vjeçari është qëlluar për vdekje me armë zjarri pranë biznesit të tij në qytetin e Laçit. Rreth një vit më parë të ndjerit, tentuan t’i vrasin djalin e tij, Besnik Reçi, të cilit iu bë atentat në gusht të 2020 në mes të Shëngjinit.  Dy persona të armatosur me motor, e ndoqën për 20 km dhe e qëlluan më breshëri.  Plumbat kapen vetëm makinën dhe jo Besnik Reçin dhe pjesëtarët e tjerë të familjes që ndodheshin me të në makinë.

    Gazetari investigativ, Artan Hoxha në atë kohë, siguroi videon ekskluzive nga atentati që iu në gusht Besnik Recit nga dy persona. Gazetari dha detaje rreth ngjarjes duke thënë se autorëve iu është bllokuar armë e parë me silenciator, ndërsa më pas përdorën tjetrën pa silenciator. Më pas ata të qetë dhe të pa shqetësuar në mes të ditës u larguan në drejtim të pa ditur.

    Hoxha tha se Besnik Reçi nuk është marrë në mbrojtjen e policisë pavarësisht se çfarë ndodhi. Ndërkohë ende nuk dihet nëse vrasja e Xhelal Reçit është bërë nga të njëjtët atentator të djalit të tij.


    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here