Kanë dalë analizat paraprake që i janë bërë ujit që dyshohet se ka helmuar banorët e Krujës, ku vetëm në dy ditët e fundit kanë mbërritur në spital për të marrë ndihmë mjekësore rreth 500 qytetarë.
Mësohet se nga analizat që i janë bërë ujit në ISHP janë zbuluar në prani të lartë dy baktere, Escherichia Coli dhe Streptokokut Fekal.
Dyshohet se uji është ndotur në burim.








































