Gazetari flet për vrasjen e biznesmenit Demir Backa: Viktima ka rrahur një person shumë të njohur në Fier

0
25

Gazetari Elton Qyno u shpreh se situata e rendit është shumë e rënduar në Fier, ndërsa qytetarët atje kanë frikë dhe pasiguri.

Qyno theksoi se gjithë Fieri e di kush është konflikti mes viktimës dhe një personazhi tjetër dhe një nga pistat kryesore të hetimit është ajo e këtij konflikti.

“Situata e rendit është shumë e rënduar në Fier, edhe për shkak të opinionit publik, pasi njerëzit janë distancuar dhe janë tërhequr në territorin e vet, duke mos qarkulluar lirshëm. Është krijuar një frymë frikë dhe pasigurie. Prandaj policia tashmë duhet të bëjë identifikimin e këtyre personave. Pak a shumë i gjithë Fieri e di kush është konflikti mes viktimës dhe një personazhi tjetër. Sigurisht që ky konflikt është një mesazh që ka ardhur në këtë ngjarje kriminale. Momentalisht policia është duke hetuar në 3 pista dhe pista kryesore është ajo e një sherri të ndodhur 1 vit më parë të ndodhur në lokalin e viktimës.

Viktima ka rrahur një person shumë të njohur në Fier brenda lokalit të saj dhe më pas është lënë i lirë. Të dyja palët kanë pasur tratativa të tjera për tu pajtuar. Vetë personazhi që po flasim nuk ka arritur që të bjerë në negociata dhe ky konflikt është përshkallëzuar ku dyshohet se sherri është bërë shkak për atentatin. Prandaj policia ka shkuar direkt në banesë këtij personazhi duke i marrë një deklarim pas ngjarjes se ku ishte. Ky personazh pas deklaratës nuk është gjendur më në shtëpi”, tha Qyno për Ora News.


PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj