Rrëfim tronditës/ “Me prenë njërin gisht më gërshërë”, biznesmeni i njohur që ra pre e grabitjes rrëfen detajet shokuese: Na jep çelësin e kasafortës! Një nga grabitësit ishte me rroba policie!

    0
    144

    Biznesmeni Nazmi Çangu në Nikël të Krujës ka rënë pre e një grabitjeje, ndërkohë që e gjithë familja e tij është marrë peng dhe ai vet është torturuar.

    Në dëshminë e tij biznesmeni ka thënë se njëri prej autorëve ka qenë i veshur me uniformë policie. Ai bën të ditur se i kanë hyrë në banesë 10 person atë maskuar dhe të armatosur.

    Ai tregoi se si ishte torturuar nga grabitësit, të cilët i kishin prerë dhe një gisht, pasi kërkonin çelësin e kasafortës. Teksa shenjat e dhunës janë shumë të freskëta, biznesmeni tregon se dhunë është ushtruar edhe ndaj familjarëve të tij..

    “Më gjuajti me kauçuku poshtë gushën. I thashë ca policie jeni?! Më goditën. Njëri me automatik. Më gujatën sa deshën. Aty u përlesha me dy persona. Më kanë prerë gishtin me gërshërë. Kërkonin çelësat e kasafortës. Kam bërtitur. Kisha dhe fëmijët brenda. (rënkon). Më lidhën dhe me fasheta të zeza. Aty i kam. I kam hequr në spitalin ushtarak. Më lidhën me duart dhe këmbë. Një e kam ngrënë, ai më ra me shkelm fytyrës. Kam rënë pa ndjenja. I kam kërkuar ujë. Më kanë dhënë 4 herë. Më kërkonin çelësin e kasafortës. Por unë skam lekë këtu, i kam në bankë. Aty kisha një qese me 2 mijë lekshe, i kisha për të paguar betonin. 3 fasheta i kam pasur te këmbët. Një e kam kafshuar në dorë. Unë e dija se ku ishte çelësi i kasafortës. Ajo qesja kishte nja 20 mijë euro. Do i çoja te betoni se do bënim një kanal në rrugë. Kishte nja 5-6 çelësa të shtëpisë dhe një çelës ishte i kasafortës. Bërtiti njëri; e gjeta. Mori kaçavidën dhe hapën kasafortën. Morën ca gjetën, shuma kam pasur. Dihet se nuk kanë ardhur për gjë tjetër. Kishin dy automatikë dhe pistoletë silenciator. 3 ishin të dhoma ime, 3 të dhoma tjetër, dhe 2 poshtë. Më tha jemi 19 veta, të kemi rrethuar shtëpinë. Më kanë dhunuar dhe familjarët. Gruaja bërtiste aty.”, tha ai.


    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here