Fisi Backa ishte në konflikt me një grup nga Tirana/Dalin detajet e reja për ekzekutimin e biznesmenit 57-vjeçar në Fier

0
230

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati mafioz ku u qëllua për vdekje biznesmeni 57-vjeçar, Demir Backa.

Viktima ose siç njihej ndryshe (Dem  se Agim) Backa, ishte në makinën e tij tip “Audi”, kur një makinë tjetër u afrua pranë tij dhe zbrazën karikatorin e kallashnikovit.

Bëhet me dije se në drejtim të tij u qëllua 15 herë, ku disa nga plumbat e marrë në trup i shkaktuan edhe vdekjen pak orë pas ngjarjes.

Burime për media bëjnë me dije se fisi Backa është me origjinë nga Kosova, por që prej vitesh jetojnë në Fier dhe se janë një nga tre më të pasurit në këtë qytet.

Mësohet se një vit më parë fisi Backa ka pasur një konflikt me një grup nga Tirana. Shkak i konfliktit ishte bërë se njëri nga biznesmenët në Tiranë, kishte ngacmuar mbesën e Demir Backës.

Nuk dihet nëse përplasja e ndodhur më parë ka ndonjë lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmë.

Kujtojmë që 57 vjeçari është vëllai i ish-anëtarit të Bandës së Pusit të Mezinit, Medi Backës, i cili njihej edhe si “Buç Backa”, i vrarë në 28 mars të vitit 1997 në masakrën e Levanit, së bashku me 23 persona të tjerë, 17 shqiptarë dhe 6 romë.

Të quajtur me nofkën “Të fortët e Jugut”, kjo bandë kishte si rivale kryesore Bandën e Çoles të drejtuar nga Zani Çaushi.

Viktima ishte pronar i “Bar Piazza” në qendër të qytetit dhe i një hoteli në Sarandë.

Ende nuk dihen motivet e ekzekutimit të Demir Backës, ndërkohë që në fshatin Daullas është gjetur e djegur një makinë, e cila dyshohet se u përket autorëve. Policia po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e tyre, teksa janë sekuestruar edhe kamerat e bizneseve afër vendit ku u ekzekutua 57-vjeçari.


LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here