“Përhap budallallëqe, jo çipi, jo kjo, jo po ajo”/ Albana Fico shpërthen ndaj Alfred Cakos dhe e lëshon gojën keq: Mirëserdhe, vdis! (VIDEO)

0
333

Shefja e ISHP-së Albana Fico ka sulmuar nga qyteti i Elbasanit konspiracionistin  Alfred Cako. Fico thotë për Cakon se ai po shpërndan budalliqe të pabaza. Fico ka thënë se çdo person që dëgjon Çakon dhe konspiracionistët e tjerë, duke mos marrë vaksinën, është i prirur të vdesë.

“Një Alfred Çako çfarë është ai, është një fyerje, nuk e kuptoj si është e mundur që burime të tilla të papërgjegjshme, dhe të drejtën e vërtetës e kemi ne që kemi bërë shkollim për mjekësi, përhapin budalliqe të tilla, jo çipi, jo kjo, jo po ajo.

Ore zotërinj, pyesni, ka fakultet mjekësie, ka ISHP, bëni një forum me pyetje dhe tiu japim përgjigje. Nuk mund që njerëzit të dëgjojnë Çakon, dhe thonë nuk duam të vaksinohen, welcome, vdis”, u shpreh Fico gjatë takimit të saj në Elbasan.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here