Google search engine
Home Lifestyle Shokë apo më shumë? Fifi dhe Graniti më të afërt se kurrë...

Shokë apo më shumë? Fifi dhe Graniti më të afërt se kurrë në shtëpinë e “Big Brother VIP”, çifti ndahet nga grupi i banorëve dhe shkojnë në dhomën e gjumit… (FOTO)

0
362

Ndonëse kanë vetëm pak ditë që bashkëjetojnë në shtëpinë e “Big Brother VIP”, bashkë me 12 banorë të tjerë, këngëtarja Fifi dhe modeli Granit Cana, janë parë shumë të afërt me njëri-tjetrin. Ata u bënë “çift” në bluarjen e kafes, për sfidën e javës, që ka bërë që ata të afrohen edhe më shumë, dhe të diskutojnë shumë gjëra bashkë.

Mirëpo, puntatën e mbrëmshme, Fifi ka zbuluar se me të kalon shumë mirë, dhe flet pa problrm.

“Jam ndjerë si me dikë timin, më ka dhënë përshtypje tjetër dhe u kënaqa shumë”, tha ajo, ndërsa modeli, nga ana tjetër tha se po përshtateshin shumë, si të njiheshin prej kohës, ndonëse të dy refuzuan ta konsideronin afrimitetin e tyre si mes një motre e vëllai.

Shokë apo më shumë? Fifi dhe Graniti më të afërt

Ad by Valueimpression

Ndërkohë, edhe banorët e tjerë komentuan marrëdhënien e tyre, duke rënë dakord se nuk shohin asgjë tjetër mes tyre, veçse miqësi.

“Marrëdhënia e tyre më pëlqen, nuk e di nëse e shohin njëri tjetrin si vëlla e motër, nuk dua të bëhem si shkuese… Unë i shoh më shumë se vëlla e motër”, tha këngëtarja Semi Jaupaj, ndërsa aktorja Arjola Demiri tha se “ju hahet muhabeti” meqë janë të dy nga Kosova, por asgjë më tepër se kaq.

Shokë apo më shumë? Fifi dhe Graniti më të afërt

Mirëpo, nuk mbeti me kaq: Pavarësisht diskutimeve gjatë puntatës, pas saj, Fifi dhe Graniti u ndanë nga grupi i banorëve të tjerë dhe shkuan në dhomën e gjumit, ku këngëtarja qëndroi te krevati i Granitit duke diskutuar për shumë ngjarje që kanë ndodhur në këto ditë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, duke treguar edhe një herë sesa të afërt janë me njëri-tjetrin.

Megjithatë, nuk dimë të themi nëse janë thjesht miq, siç thonë, apo mbase më vonë mes tyre mund të lindë diçka. Ndërkohë, kujtojmë se para se të futej në këtë reality-show, në klipin prezantues Fifi tha se ishte e dashuruar.

Shokë apo më shumë? Fifi dhe Graniti më të afërt

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here