Kriza energjitike, ish-ministri Malaj ka një propozim për kryeministrin Rama: Nëse është afatgjatë duhet menjëherë të…

0
36

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj ka deklaruarse kryeministri Edi Rama duhet të sqarojë nëse kriza energjitike që njoftoi se do të godasë vendin tonë, është afatshkurtër apo afatgjatë.

Malaj tha se kjo krizë nuk është globale, pra nuk i ka prekur të gjithë gjigantët e ekonomisë botërore, por shtoi se qeveria duhet ta trajtojë me kredibilitet maksimal.

Ai sugjeroi forcimin e sistemit të mbrojtjes sociale, si dhe ndërprerjen e menjëhershme të shpenzimeve qeveritare.

“Nuk ka ndodhur në gjithë botën ashtu. Dhe nuk janë tronditur të gjithë kollosët e ekonomisë. Luhatjet e çmimeve janë një fenomen që ndodh shpesh. A është kjo një goditje afatshkurtër, apo afatgjatë. Nëse SHBA nxjerin me miliona ton naftë dhe i hedhin në treg, legjislacioni shqiptar ka parashikuar që kompanitë vendase duhet të kenë rezerva. Nëse është afatgjatë, kryeministri duhet ta thotë këtë dhe ne duhet të përgatitemi.

A do sigurohet mbrojtje sociale për shtresën e varfër? Kjo është kolona e parë. Qeveria ka mbi një vit që ka në tavolinë raportin e Bankës Botërore a funksiononte mbrojtja sociale në tërmet dhe pandemi? Konkluzioni është që ishte e dobët.

Të ndalohen menjëherë shpenzimet e qeverisë. Kërkohet kredibilitet maksimal për ta menaxhuar. Nuk është hera e parë që janë rritur çmimet”, u shpreh Malaj.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj