Google search engine
Home Lifestyle Si do reagonte nëse vajza do t’i martohej me një djalë nga...

Si do reagonte nëse vajza do t’i martohej me një djalë nga PS? Ish-deputetja e PD-së jep përgjigjen epike

0
278

Ish-deputetja e PD-së, Albina Deda ishte e ftuar dje në emisionin ‘Vizioni i pasdites’ sëbashku me vajzën e saj. Ato nuk iu shpëtuan edhe pyetjeve pikante gjatë emisionit.

E pyetur nëse e ka vendosur nëse bashkëshortin do e marrë nga PS apo PD, modelja bukuroshe është shprehur se kjo është një shaka mes saj dhe të ëmës. Më tej Ada ka thënë se nuk e ka vendosur këtë pjesë ende.about:blank

“Kjo është më shumë një shaka mes meje dhe mamit, e kam shpjeguar. Nuk e kam vendosur. Me bindje politike jam e djathtë 100%”, u shpreh Ada.

Më tej nëna e saj tregon se në moshën 5 vjeçare Ada ka qenë në Rrëshen, në fushatën e 2005 dhe ka pritur Sali Berishën. Ai e ka marrë në krahë dhe kanë bërë dhe foto.

E pyetur nga moderatorja nëse Ada do dashurohej me dikë nga partia kundërshtare, si do reagonte? Nëna e saj ka thënë se është diçka që ndodh. Ndërsa Ada theksoi që do e zgjedhë nga PD që të shmangë konfliktet mes familjeve.

“Do bëjmë punë bindëse me dhëndrin që të na votojë ne. Zakonisht dhëndurët bëjnë pas vjehrrave”, u shpreh Albina Deda.

Si do reagonte nëse vajza do t’i martohej me një djalë nga

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here