Google search engine
Home Politike “I tronditur nga lajmi i kobshëm i vrasjes së oficerit të Policisë...

“I tronditur nga lajmi i kobshëm i vrasjes së oficerit të Policisë së Shtetit”/ Reagon Bledi Çuçi dhe paralajmëron: Dora e zezë që shtiu kundër tij do të marrë ndëshkimin më të ashpër

0
223

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka reaguar për ekzekutimin e nënkomisarit të Policisë Saimir Hoxha, një ngjarje që tronditi vendin tonë ditën e sotme.

“I tronditur nga lajmi i kobshëm i vrasjes së oficerit të Policisë së Shtetit në Lezhë, Saimir Hoxha. Nuk ishte dashur që Policia e Shtetit të kishte një tjetër dëshmor në luftën e saj të vazhdueshme me paligjshmërinë”, shkruan Çuçi.

Postimi i plotë:

I tronditur nga lajmi i kobshëm i vrasjes së oficerit të Policisë së Shtetit në Lezhë, Saimir Hoxha. Nuk ishte dashur që Policia e Shtetit të kishte një tjetër dëshmor në luftën e saj të vazhdueshme me paligjshmërinë. Dora e zezë që shtiu kundër tij do të marrë ndëshkimin më të ashpër sipas ligjit. Policia e Shtetit po bën gjithçka duhet në një operacion të gjerë për kapjen e autorit. Sado të kërkoj me kujdes fjalët për të shprehur ngushëllim për familjen Hoxha, zor se mund të gjej të atë të duhurën për të zbutur sadopak peshën e rëndë të këtij akti kriminal. Kurajo dhe forcë brenda vetes! Lufta me krimin është e vazhdueshme dhe kurrsesi që ne nuk do të dorëzohemi përballë askujt. Kurrë!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here