U kap me armë dhe drogë në makinë, kush është i riu i arrestuar sot në Durrës

0
174

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje dhe i shpërndarjes së drogave të forta, ndërsa në pranga ka rënë një 26-vjeçar.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Sallmone” u arrestua shtetasi Eraldo Vora, banues në Sallmone të Shijakut, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Audi”, me të cilën ky shtetas po qarkullonte, iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri pistoletë, 1 krehër dhe 10 fishekë.
Në vijim të kontrollit, në banesën e të riut, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 14 gr. lëndë narkotike e dyshuar kokainë, 1 peshore elektronike, një shkop metalik dhe sende të tjera të kundërligjshëm. Gjithashtu, në banesën e këtij shtetasi u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here