Google search engine
Home Politike Drejtesi Skandali me tenderin e Uniformave të Policisë, SPAK merr në pyetje ish-drejtoreshën...

Skandali me tenderin e Uniformave të Policisë, SPAK merr në pyetje ish-drejtoreshën e Prokurimeve, zbardhet deklarata e saj, ja kujt ia lë përgjegjësinë

0
276

Ish-drejtuesja e Njësisë së Prokurimit në Ministrinë e Brendshme, Flutura Çekrezi është duke vuajtur masën e sigurisë ‘arrest me burg’, për skandalin me tenderin e uniformave të policisë,

Gazetarja Anila Hoxha bën të ditur se Çekrezi është marrë në pyetje ditën e sotme nga SPAK.

Mësohet se Cekrezi ka thënë se çmimet janë caktuar nga Policia e Shtetit.

“Kemi zbatuar vetëm ligjin dhe të gjitha specifikimet dhe çmimet i ka caktuar Policia e Shtetit. Shkresa 55 e tregon këtë gjë. Autoriteti kontraktor e ka patur detyrë specifikimin teknik dhe vendosjen e fondit limit, pra policia e ka këtë përgjegjësi jo ne”, mësohet të ketë thënë Cekrezi.

Burime të gazetares Anila Hoxhës pranë SPAK bënë me dije se Cekrezi u pyet në vazhdën e pretendimeve të të arrestuarve që akuzojnë dhe ja vënë përgjegjësinë policisë për tenderin e uniformave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here