SHBA zbardh detajet e trajnimeve për hetuesit e BKH/ Nga pastrimi i parave, te fshehja e pasurive dhe aktivizimi i spiunëve, ja si do goditen pushtetarët

0
186

Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka zbardhur detaje mbi trajnimin që përfaqësuesit e FBI dhe ICITAP kanë zhvilluar me hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Në fillim të gushtit 27 hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit nisën zyrtarisht punën, por duket se kanë patur një angazhim shumë të madh nga amerikanët. Departamenti i Drejtësisë përmes një deklarate ka treguar dhe fushat se ku janë përqendruar këto trajnime. Në deklaratën e tij, departamenti shprehet se ekipi i ICITAP ka shërbyer për thjeshtimin dhe koordinimin e trajnimit duke vënë në fokus bashkëpunimin. Po ashtu në fokus të veçantë sipas deklaratës është edhe rritja e kapaciteteve në luftën kundër pastrimit të parave, fshehja e pasurive si dhe sulmet kibernetike e dixhitale. “Më 6 korrik, me ndihmën e Ekipit Këshillues të Byrosë Kombëtare të Hetimeve, Drejtori i BKH dhe Kryeprokurori Special i Strukturës Speciale Kundër Korrupsionit (SPAK) mbajtën një takim inaugurues të koordinimit ndërkombëtar të BKH në SPAK. Ekipi ICITAP shërbeu si sekretar dhe portier për të thjeshtuar dhe koordinuar trajnimin dhe ndihmën ndërkombëtare të NBI për të rritur transparencën dhe për të shmangur publikimin mes institucioneve. Temat e takimit përfshinin fusha për trajnim dhe bashkëpunim për të përmirësuar përpjekjet e BKH për ngritjen e kapaciteteve në prioritetet si lufta kundër pastrimit të parave, krimeve financiare, krimeve kibernetike / dixhitale, mbrojtjes së dëshmitarëve / informatorëve dhe zhvillimit të aftësive komunikuese”, thuhet në deklaratë.

Ekipi Këshillues i ICITAP, mbështetje ndaj BKH

Nga ana tjetër Departamenti Amerikan i Drejtësisë bëri me dije se Ekipi Këshillues i ICITAP aktualisht është duke punuar në mbështetje të Byrosë Kombëtare të Hetimit si dhe në koordinim me të. “Anëtarët e Ekipit Këshillues të ICITAP morën pjesë dhe morën shënime, dhe ICITAP gjithashtu siguroi përkthim të njëkohshëm. Pjesëmarrësit përfshinin: Drejtorin e NBI-së, Kryeprokurorin Special SPAK, Oficerin ndërlidhës të EUROPOL-it në Shqipëri dhe Përfaqësuesin e OSBE-së në Shqipëri. Pjesëmarrësit e tjerë në takim përfshinin oficerë ndërlidhës policie nga vende të shumta të Bashkimit Evropian, si dhe personel të Ambasadës Amerikane. Në Shqipëri, ICITAP po punon me mbështetjen dhe në koordinim me Byronë e Departamentit të Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit”, thotë Departamenti i Drejtësisë. Kujtojmë se zëvendës ambasadori i SHBA, Demian Smith edhe më herët ka shprehur mbështetjen dhe ndihmën e SHBA ndaj BKH teksa ka deklaruar se ka ardhur fundi i ditëve të pandëshkueshmërisë për të pasurit dhe të fuqishmit. “BKH-ja do t’i tregojë Shqipërisë se askush nuk është mbi ligjin dhe se ai zbatohet njësoj për të gjithë. Ditët e pandëshkueshmërisë së të pasurve dhe të fuqishmëve kanë mbaruar. Si gjithmonë, SHBA-të qëndrojnë të gatshme për t’ju mbështetur”, është shprehur ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here