Hodhi fletën në kutinë për Kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla, reagon ‘flakë për flakë’ Vangjel Dule: Vota ime ishte …

0
241

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule ka sqaruar se ditën e djeshme ka votuar kundër kandidturës së Lindita Nikollës. Dule u pa në seancë që të votonte, teksa nuk u zbulua nëse vota e tij ishte pro apo kundër Nikollës. Ndaj ai reagoi me anë të një deklarate për mediat duke thënë se deklarata e tij e djeshme vazhdon të përhapet në një tymnajë mediatike e pakuptimtë.

SQARIMI:

“Megjithë deklaratën time të qartë dje pas përfundimit të punimeve të Kuvendit, në prani të shumë mediave, ende vazhdon të përhapet një tymnajë mediatike e pakuptimtë. Ashtu siç pata kurajon publikisht të diferencohem, për arsye konceptimi të ndryshëm, nga shumica e kolegëve opozitarë në mënyrën e votimit, për më tepër nuk më mungon ajo ta pohoj po publikisht, në respekt të së drejtës së qytetarëve për të ditur të vërtetën që tentohet të shtrembërohet qëllimisht, pavarësisht se nuk është etike në rastin e votës së fshehtë, se vota ime ishte kundër kandidaturës së Zonjës Nikolli”.


LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here