Google search engine
Home Politike Ngrihet Komisioni i Mandateve, kush janë deputetët që kanë në dorë “fatin”...

Ngrihet Komisioni i Mandateve, kush janë deputetët që kanë në dorë “fatin” e Sali Berishës (EMRAT)

0
274

Ditën e sotme Kuvendi i Shqipërisë ka nisur sesionin e ri parlamentar me një mbledhje formale. Deputetja më e vjetër në moshë, Luljeta Bozo, lexoi emrat e 140 deputetëve të rinj dhe më pas dy grupet parlamentare të PS dhe PD zgjodhën anëtarët e tyre për Komisionin e Mandateve.

Nga Partia Socialiste anëtarë të Komisionit janë:

Klotilda Bushka

Ermonela Felaj

Aurora Mara

Nasip Naço

Toni Gogu

Ndërkohë, nga Partia Demokratike anëtarë të Komisionit janë:

Saimir Korreshi

Dhurata Çupi

Greta Bardeli

Belind Këlliçi

Sipas asaj që deklaroi kryesuesja e seancës së sotme plenare, mbledhja e radhës e Kuvendit do të jetë sot në orën 17.00. Komisioni i Mandateve ka nisur punën dhe pritet që pasdite të konfirmohen emrat e deputetëve të rinj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here