Google search engine
Home Politike Kunder Bashës për vendimin ndaj Berishës, ja çfarë bëri Flamur Noka dhe...

Kunder Bashës për vendimin ndaj Berishës, ja çfarë bëri Flamur Noka dhe Edi Paloka në momentin e votimit për kryetaren e Kuvendit

0
278

Ndonëse janë pozicionuar në formacionin ‘pro Berisha’ dhe kanë dalë kundër vendimit të kryedemokratit Lulzim Basha për përjashtimin e ish-kryeministrit nga grupi, Flamur Noka dhe Edi Paloka i janë bindur vendimit të grupit parlamentar për votimin e Lindita Nikollës si kryetare parlamentare.

Pasi kanë marrë fletët e votimit, ata i kanë grisur në mënyrë demonstrative dhe janë larguar nga seanca. Kujtojmë se mbrëmjen e kaluar Noka ka pasur një debat me Bashën duke kundërshtuar vendimin e tij për largimin e Berishës.

Ndërkohë që Paloka sot është shfaqur në krah të Berishës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here