Google search engine
Home Politike E përjashtoi nga partia që themeloi vetë, Sali Berisha tregon nëse ndihet...

E përjashtoi nga partia që themeloi vetë, Sali Berisha tregon nëse ndihet i zhgënjyer që mbështeti Lulzim Bashën në krye të PD-së: Nuk e zgjodha unë, por..

0
168

Sali Berisha tha se nesër do të shkojë në kuvend edhe pse që nga ky moment nuk do të jetë më pjesë e grupit parlamentar të forcës që themeloi vetë.

I pyetur nëse dihet i zhgënjyer që mbështeti Lulzim Bashën në krye të PD-së, Berisha tha se atë e zgjodhën anëtarët e PD-së në një garë të hapur

Pjesë nga biseda në Opinion:

A do të shkoni në parlament ?

Berisha: Padiskutim.

Si do të ndihesh vetëm?

Berisha: -Do të mbroj pluralizmin e vërtetë. Me vendimin që mori Basha i dha shkelmim pluralizmit të Shqipërisë. E ktheu në pluralizëm fasadë.

A je ndier i zhgënjyer që e mbështete Lulzim Bashën?

Berisha- Absolutisht nuk e zgjodha. E zgjodhën anëtarët e PD-së në një garë të hapur. Por për vendimin e tij të sotëm ai i ka dhënë goditjen më të rëndë për interesa të veta vendit, PD-së dhe pluralizmit të Shqipërisë. Do bëj gjithçka për rivendosjen e sovranitetit të PD-së, rikthimin e saj në ato parime që i shkelmoi sot në mënyrë të paimagjinueshme Lulzim Basha dhe pa të cilat forca politike është fasadë opozitë.


LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here